Aktualitet

Flet para kamerave Marsida: Si ndodhi ngjarja, isha me djalin e vogël

Shkruar nga Liberale
Flet para kamerave Marsida: Si ndodhi ngjarja, isha me djalin e vogël

Marsida Qatja flet për “News24” pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën dhe mbarë vendin ditën e sotme, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.

Bled tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH