Aktualitet

Flet nëna e Marsida Qatjas: S’di gjë për vrasjen, jam shitëse buke

Shkruar nga Liberale
Flet nëna e Marsida Qatjas: S’di gjë për vrasjen, jam

Për ngjarjen e djeshme që tronditi Kavajën, ku mbeti 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në banesën e Marsida Qatjas, ka folur për mediat edhe nëna e saj.

Ajo ka shprehur kritika për faktin që në ngjarje përfshihet edhe motra e Marsidës, ndërsa thotë se për ngjarjen duhet të flasin ata që dinë të vërtetën.

Versionet tamam ua japin gazetarët, meqë futën edhe gocën tjetër në këtë ngjarje, jo po ka dashnor s’ka dashnor. Unë s’kam nevojë më, vajzën time të dytën e njeh gjithë Kavaja se kush është. Unë nuk di gjë, të vërtetën e dinë ata që ju ka ndodhur. Jam shitëse buke, një gjë që nuk e di nuk kam pse e gjykoj. Ka 4 ditë që (Marsida) ka lajmëruar policinë se e kërcënon. Pse e futi brenda ajo atë që e kërcënon? Kam një vajzë të sëmurë që merr serum… Pavarësisht se ka rënë në një familje që e ka përkrahur shumë (flet për Marsidën), ajo nuk ka punuar asnjëherë, ka rritur vetëm djalin në shtëpi, nuk di pse e përfshijnë vajzën tjetër që kam në shtëpi”, tha nëna e Marsida Qatjas./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH