Aktualitet

Flet gruaja që dëshmoi kundër Fredi Belerit në prokurori: Më premtuan 200 mijë lekë për votën, i refuzova

Shkruar nga Liberale
Flet gruaja që dëshmoi kundër Fredi Belerit në prokurori:

Pasi u zbulua urdhër-arresti për Fredi Belerin, kandidati i “Bashkë Fitojmë” i cili ndodhet aktualisht në komisariatin e Vlorës akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, i kryer në bashkëpunim.

“Ky shtetas u kap në flagrancë në Himarë në 12 maj 2023 në bashkëpunim me persona të tjerë duke premtuar dhe dhëna shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”, thuhet në urdhër-arrestin e prokurorisë.

Arrestimi i Fredi Belerit 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit ka sjellë reagime të shumta nga përfaqësues të politikës.

Por a është politik arrestimi i tij?

Euronews Albania ka mundur të sigurojë dëshminë e një prej qytetarëve të cilëve dyshohet se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri ka tentuar t’iu blejë votën.

Gruaja thotë në fjalën e saj se është marrë gjatë orëve të natës, për të dhënë dëshminë e saj në prokurorinë e Vlorës.

Gruaja deklaroi se përpara disa ditësh një person i ka kërkuar votën për Belerin dhe pasi ajo ka refuzuar i ka premtuar 200 mijë lekë të vjetra.

“Ne erdhën na morën në orën 02:00, dhe na thanë që thjesht do vini për në Himarë. Na gënjyen na morën na çuan në Vlorë. Na morën këtu në pyetje si është muhabeti. Thamë që përpara ka ardhur dikush përpara 3-4 ditëve dhe ne ka kërkuar të votojmë për Belerin. I thamë që nuk jemi dakord dhe na premtuan 200 mijë lekë. Kaq është muhabeti”, tha gruaja. Ka pasur edhe dëshmi të tjera nga qytetarë të ndryshëm ndaj tij.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi një sfidë për drejtësinë ndërsa kërkoi që të mos përziheshin deklaratat e tij kundër Belerit në këtë çështje. Një reagim ka pasur edhe nga Athina zyrtare, që ka dërguar ambasadoren greke në Tiranë në Ministrinë e Jashtme për të shprehur shqetësimin e saj lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, mbështetësit e Fredi Belerit po zhvillojnë protesta para komisariatit të Himarës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH