Aktualitet

Flet gruaja e Indrit Bajraktarit: Jam në pritje të një fëmije

Shkruar nga Liberale
Flet gruaja e Indrit Bajraktarit: Jam në pritje të një

25-vjeçari i arrestuar nga Policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës, Indrit Bajraktari rezultoi të jetë i martuar në Angli.

Një vajzë me emrin Almudena ka kontaktuar me redaksinë e Syri.net dhe pretendon se është e martuar me Bajraktarin që në vitin 2019. Ajo ka treguar për lidhjen dhe martesën me 25-vjeçarin, duke dërguar dhe fotot e tyre.

Sipas mesazheve, Indrit Bajraktari ka qenë në lidhje dashurie me Almudena Bajraktarin që nga data 18 janar 2017.

Ata u martuan me 18 prill 2019 dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Çifti jetonin në Londër dhe janë në pritje të një fëmije.

Indriti i tha gruas së tij se do të vinte në Shqipëri për të vizituar vetëm familjen e tij. Almudena nuk ka dhënë detaje nëse do të vijë në Shqipëri për të parë burrin e saj pas informacioneve që ka marrë në lidhje me ngjarjen e Velipojës.

Burimi: Syri.net

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH