Showbiz

Flet gazetarja që shau kameramanët: Ja çfarë ndodhi në emision

Shkruar nga Liberale
Flet gazetarja që shau kameramanët: Ja çfarë ndodhi

Pak ditë më parë gazetarja e “Tv Apollon” Marsela Topi bëri xhiron me një video nga emisioni i saj, ku dëgjohej se shante keq kameramanët, ndërsa ishte në studio me të ftuarit.

E ftuar në emisionin “Soirée” në Top Channel, Topi ka folur për herë të parë për atë ngjarje, ku ka treguar se si është ndjerë pasi videoja është bërë publike.

Jonida Shehu: Je mërzitur ti nga kjo histori?

Marsela Topi: Absolutisht.

Jonida Shehu: E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?

Marsela Topi: Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.

Jonida Shehu: Ata të televizionit çfarë të thanë?

Marsela Topi: Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.

Jonida Shehu: Ti vetë si u ndjeve?

Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH