Aktualitet

Flet deputeti që “shkriu” Kuvendin: Basha i dinte batutat e mia!

Shkruar nga Liberale
Flet deputeti që “shkriu” Kuvendin: Basha i dinte batutat e

Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Koreshi, përmes një fjalimi të mbajtur mëngjesin e sotëm gjatë seancës maratonë në Kuvend shkaktoi të qeshura në sallë, si mes deputetëve socialistë ashtu edhe atyre demokratë.

Në një intervistë në “Syri.net” Koreshi sqaron se nuk është ndjerë aspak në siklet, pasi ai njihet si një deputet që shkakton humor me batutat. Ai rrëfeu se vetë Lulzim Basha ishte në dijeni të disa prej batutave, por ndoshta nuk e kishte pritur që do t’i artikulonte në sallë.

“Është një keqinterpretim që kanë bërë mediat. Unë njihem për shaka dhe batuta në Grupin Parlamentar. Nuk më duket shqetësuese. Kryetari i opozitës i dinte batutat. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike.

Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi. Dozat që i shova shkaktoi edhe të qeshura në sallë. Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Koreshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH