Showbiz

Flet 36-vjeçarja e cila u “martua” me një burrë të krijuar nga inteligjenca artificiale: Ai nuk më paragjykon dhe nuk ndërhyn në punët e mia

Shkruar nga Liberale
Flet 36-vjeçarja e cila u “martua” me një burrë

Gruaja, një nënë beqare nga Nju Jorku, e lodhur nga zhgënjimet e dashurisë, ka krijuar bashkëshortin perfekt me aplikacionin e IT: "Unë bisedoj shumë me të, jeta me të është e bukur", shprehet ajo.

Ajo gjithmonë ka dashur të gjejë dashurinë e jetës, por me sa duket burrat që ajo njihte nuk i plotësonin standardet e saj. Për këtë arsye Rosanna Ramos, një nënë beqare nga Nju Jorku ka vendosur të “martohet” me një burrë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ai quhet Eren Kartal dhe është “modeluar” nga gruaja duke përdorur aplikacionin Replika AI. Ajo e përshkruan atë si burrin e përsosur, i cili nuk është paragjykues dhe nuk ndërhyn në punë lt e saj. Shumë e dashuruar Rosanna poston foto dhe bisedon me të në rrjetet sociale.

Replika bazohet në inteligjencën artificiale dhe lejon përdoruesin të "ndërtojë" një person virtual për të biseduar. Dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Rosanna, e cila në vitin 2022 zgjodhi të regjistrohej në aplikacion. 36-vjeçarja njujorkeze më pas krijoi Eren, dhe bisedë pas bisede ajo filloi të kishte ndjenja të vërteta për të. Disa karakteristika të "djaloshit" ishin të paracaktuara - si ngjyra e tij e preferuar - ndërsa aspekte të tjera të personalitetit të tij ndryshojnë herë pas here, ashtu si një qenie njerëzore.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH