Aktualitet

Flasin mjekët e shërbimit infektiv: Kujdes, kemi raste të rënda!

Shkruar nga Liberale
Flasin mjekët e shërbimit infektiv: Kujdes, kemi raste të

Shefja e Shërbimit Infektiv Najada Çomo, ka deklaruar se graviteti i virusi vijon të jetë i pranishëm.

Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme në Komitetin Teknik të Ekspertëve, prof. Çomo theksoi se në spital ka raste të rënda që po marrin trajtim dhe në kushte të tilla bashkëpunimi me qyetarët për të zbatuar distancimin social dhe kushtet e higjenës mbetet i rëndësishëm për të ruajtur shifra të ulëta të pacientëve të shtruar.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda tre ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.

Gjithashtu Prof. Tritan Kalo, mjek në Shërbimin Infektiv, apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët për të parandaluar përhapjen e COVID19.

“Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha Kalo.

Në Shërbimin Infektiv i konsideruar si spitali COVID1, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH