Aktualitet

Flasin miqtë: Si mundet babai t’i marrë jetën vajzës?!

Shkruar nga Liberale
Flasin miqtë: Si mundet babai t’i marrë jetën vajzës?!

Miqtë dhe familjarët e çiftit shqiptar që u vra mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga i ati i vajzës kanë reaguar për ngjarjen.

Një i afërm i 29-vjeçarit Veton Musai shkroi në “Facebook” për ngjarjen.

“Unë nuk di si t’i bashkoj fjalët. Allahu e di më mirë pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin”, shkroi ai duke shtuar se “e kishte të pamundur të shpjegonte se si ndihej”.

“E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Si mundet që babai t’i marrë jetën vajzës së tij, është përtej të kuptuarit… Por djalli me të vërtetë është midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet”, shkruan i afërmi.

Ngjarja ka ndodhur të martën në Australi, ndërsa 25-vjeçarja Lindita Musai mbeti e vdekur në vend, bashkëshorti i saj 29-vjeçari Veton Musai ka humbur jetën dje në spital. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH