Globi

Flamuri kuq e zi “tërbon” presidentin serb: Dua përgjigje për ...

Shkruar nga Liberale
Flamuri kuq e zi “tërbon” presidentin serb: Dua përgjigje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër pas takimit që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë zhvilloi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vuçiç shkruan se zgjedhjet u mbajtën në Kosovë dhe nuk e kupton pse aty nuk qëndron flamuri i Kosovës, por ai shqiptar.

Pyetje për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë: Në cilat zgjedhje fituan Kurti dhe partia e tij, dhe i cilit shtet është flamuri pranë së cilit  ju, Shkëlqesia juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Unë do të ta bëj këtë pyetje derisa të marr një përgjigje”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në Twitter.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë para disa kohësh në Tiranë, Kurti ka thënë se flamuri i Kosovës nuk e ngroh. Ai shpesh ka lakuar temën për Shqipërinë e Madhe, por së fundi u shpreh se kjo kërkon vullnet nga të dyja vendet dhe ndoshta duhet kohë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH