Aktualitet

Flamur Noka: Do ua presim gishtat atyre që i fusin në xhepat tuaj

               Publikuar në : 21:40 - 25/02/21 liberale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, gjatë një takimi elektoral në Kamëz, ka deklaruar se kushdo që tenton të vjedhë votën do u priten gishtat. Noka tha se i njeh me emër dhe mbiemër të gjithë nënpunësit që tentojnë të përfitojnë në kurriz të popullit.

“Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju.Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin gishtat në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.

Flamur Noka, i cili gjithmonë ka qenë deputet në Kukës dhe për zgjedhjet e 25 prillit ‘zbret’ për herë të parë në Tiranë, konkretisht në zonën e Kamëz, ku duket se e ka nisur me kërcënime.

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back