Aktualitet

Flamur Noka del nga SPAK: Kallëzuam Majlinda Bufin si shantazhuese

Shkruar nga Liberale
Flamur Noka del nga SPAK: Kallëzuam Majlinda Bufin si shantazhuese

Deputeti Flamur Noka ka qenë sot në SPAK. Pas daljes së tij, ai tha se ka dorëzuar prova për kallëzimet që kanë bërë për zgjedhjet.

Noka u shpreh se, ka kallëzuar Majlinda Bufin, kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, si shantazhuese.

“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje. Në lidhje me znj. Majlinda Bufi si kërcënuese, shantazhuese e qytetarëve për t’iu devijuar me dhunë votën dhe për të famshmen çështjes të aktivistit që po ashtu shantazhonte, kërcënonte dhe survejonte administratën. Këto të dyja janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar dhe çdo dokument që do të disponojmë do ta paraqesim. Hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe znj. Bufi. Vota me dhunë dhe me presion duhet të marrë fund, vota duhet të jetë e lirë”, deklaroi Noka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH