Aktualitet

Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha toke në Pogradec, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale
Flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha toke në

(Foto ilustruese)

Një vatër zjarri është aktivizuar në Qafëpanjë të Pogradecit. Sipas televizioneve informative, dyshohet se, zjarri është aktivizuar në mënyrë të qëllimshme.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 3 dynym me dushk dhe pemë të ulëta. Për shkak të terrenit malor shumë të vështirë, ekipeve të punonjësve i duhen rreth 3 orë e 30 minuta ecje për të vajtur tek vatra e zjarrit.

Momentalisht në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikës të Pogradecit dhe punonjës të pyjores pranë Bashkisë Pogradec.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH