Aktualitet

Flakët gjigante përfshinë pallatin në Tiranë, Goxhaj: Nuk ka të lënduar, ja si u përhap zjarri

Shkruar nga Liberale
Flakët gjigante përfshinë pallatin në Tiranë, Goxhaj:

Drejtori i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka folur në lidhje me zjarrin i cili ka pëfshirë katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Ai u shpreh për mediet se në këtë moment nuk mund të flasë për shkaqet e rënies së zjarrit, por theksoi se forcat zjarrfikëse do të jenë aty deri në momentin që do të sigurohet që nuk ka jetë të humbura. Goxhaj shtoi se flakët u përhapën nga fasada e jashtme e pallatit.

“Kërkohet shkaku i zjarrit. Tani nuk mund të flasim për këtë, as për rezultate përfundimtare. Këtu janë të gjithë ekspertët. Do jemi të gjithë këtu, deri sa të sigurohemi që nuk kemi humbje jete. Dyert janë të blinduara dhe nuk e dimë ende. Zjarrfikësit janë brenda në pallat. Siç duket edhe nga këtu, është djegur fasada e pallatit. Fasada e jashtme ka përhapur vatrën e zjarrit."-u shpreh Goxhaj.

Zjarri ra pasditen e sotme në pallat dhe flakët u përhapën me shpejtësi, duke përshirë disa apartamente. Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH