Aktualitet

Flaken nga puna 200 punonjës të hekurudhave

Shkruar nga Liberale
Flaken nga puna 200 punonjës të hekurudhave

Drejtoria e Hekurudhës ka shkurtuar nga puna 220 punonjës të këtij institucioni në të gjithë vendin.

Vendimi është marrë më 1 korrik, por u është komunikuar punonjësve 12 ditë më vonë, më datë 13 të këtij muaji. Pavarësisht vendimit, punonjësit nuk janë njohur me motivacionin e largimit nga puna, dhe për këtë arsye, kanë zhvilluar një protestë pranë drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare.

Mësohet se ankesa e tyre tashmë është depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës, por pavarësisht kësaj ata thonë se përgjigje nga institucioni nuk kanë marrë.

Në muajin shtator pritet të ndërpriten marrëdhëniet financiare të punonjësve me institucionin, ndërsa deri atëherë punonjësve u është thënë që të gjejnë një punë të re.

Prej vitesh, sektori i hekurudhës është në krizë të thellë dhe e vetmja linjë funksionale është ajo e Shkodër-Lezhë-Milot-Gjormë. Një ditë më parë, u publikua lajmi se Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashikohet të jetë mbi 1.9 milion euro.

Hekurudhat shqiptare prej vitesh ndodhen në paralizë të plotë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH