Showbiz

"Fjolla Morina e ndau nga bashkëshortja", reagon Fisnik Syla

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina konfirmoi pak kohë më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente. Në portale u shkruajt se këngëtarja ka ndërhyrë në martesën e të dashurit me ish-bashkëshorten, por me anë të një postimi në Instagram, Syla ka mohuar të gjithë spekulimet.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet janë vetëm fjalë të kota”, shkruan Syla.

“Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta", vazhdon biznesmeni në postimin e tij.

Në fund të deklaratës, Syla tregon se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij dhe ai e Fjolla shumë shpejt do të martohen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH