Showbiz

Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Kukësit

Shkruar nga Liberale
Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Kukësit

Ditën e djeshme, këngëtarja Fjolla Morina doli para gjykatës dhe u njoh me masën e sigurisë. Gjykata e Kukësit caktoi masën “arrest shtëpie” për këngëtaren, pasi u zbulua se ajo nuk kishte qenë shtatzënë.

"Abc news" raporton se për zbutjen e masës së arrestit ka ndikuar vajza e këngëtares, e cila është 5-vjeç dhe ndodhet e vetme në shtëpi.

Sipas mediave kosovare, mësohet se Morina do të jetojë në një apartament me qira që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.

Kujtojmë që Fjolla pranoi autorësinë e armëve dhe u shpreh se i kishte harruar në çantë. Ajo ndodhej në “Audi” së bashku me dy persona të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH