Sport

Fjalët prekëse/ I dha fitoren Spanjës në Kupën e Botës për femra, pas finales mëson vdekjen e të atit

Shkruar nga Liberale
Fjalët prekëse/ I dha fitoren Spanjës në Kupën e

Olga Carmona i dha me golin e vetëm të finales fitoren historike Spanjës në Kupën e Botës për femra, por 20 gushti u shndërrua nga dita më e lumtur për në, në ditën më të trishtuar. Futbollistja mësoi pas ndeshjes se babai i saj kishte ndërruar jetë, tha në një deklaratë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll.

"Me keqardhje të thellë raportojmë vdekjen e babait të Olga Carmona-s. Lajmin e hidhur futbollistja e mësoi pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olgës dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë. Të duam, Olga”, thuhej në deklaratë.

Futbollistja reagoi më pas në një postim ku shkroi: Pa e ditur, unë kisha Yllin tim mbrojtës përpara finales. E di që më dha forcën për të realizuar diçka vërtet unike. E di që po më shikonte sonte dhe se është krenar për mua. U prefsh në paqe babi.

Spanja fitoi të dielën (20 gusht) Kupën e Botës për femra duke mundur me rezultatin 1-0 Anglinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH