Showbiz

Fjalët e aktorit turk Kıvanç Tatlıtuğ po bëjnë xhiron e mediave: Zemra ime kurrë nuk ka qenë kaq e lënduar

Shkruar nga Liberale

Kıvanç Tatlıtuğ është një aktor i njohur turk, shumë i dashur për publikun shqiptar, me role të ndryshme në telenovela që kanë pasur rekord shikueshmërie.

Së fundi ai është bërë lajm në mediat turke, pas tërmetit të fuqishëm që pati shkatërrime të shumta dhe vdekje të panumërta.

Mbrëmjen e djeshme aktori mori pjesë ne mbledhjen e donacioneve të quajtur "Turkey One Heart". Qindra mijëra njerëz dhuruan për fushatën, e cila u mbajt me pjesëmarrjen e 213 kanaleve televizive kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 562 radiove nga Turqia, TRNC dhe Azerbajxhani.

Momentet kur Tatlıtuğ hyri në studio me hapa të ngadaltë u krahasuan me personazhin e Kuzey Tekinoğlu, të cilin ai e ka portretizuar në serialin "Kuzey Güney". Duke folur për trishtimin e thellë që përjetoi, Tatlıtuğ tha: "Zemra ime nuk është lënduar kurrë kaq shumë fizikisht gjatë gjithë jetës sime."

Aktori së fundmi ka dhuruar 950 mijë TL(lira turke) për AHBAP. Javën e kaluar dhuroi edhe 200 mijë TL, si dhe ka ofruar mbështetje logjistike./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH