Showbiz

Fituesit e Eurovision shesin trofeun për të ndihmuar ushtrinë ukrainase

Shkruar nga Liberale
Fituesit e Eurovision shesin trofeun për të ndihmuar ushtrinë

"Kalush Orkestra", grupi muzikor që në emër të Ukrainës fitoi kompeticionin Eurovision, do të nxjerrë në ankand trofeun për t’ia dhuruar fitimet ushtrisë vendase.

Anëtarët e bandës, e cila ndërthur folkun me hip-hopin, u larguan nga hoteli i tyre në Torino të dielën.

Atyre u ishte dhënë një leje speciale për të udhëtuar jashtë Ukrainës me qëllim pjesëmarrjen në Eurovision, ku konkurruan me këngën “Stefania”.

Grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ fitoi çmimin e parë në konkursin e këngës në Eurovision në orët e para të së dielës në një shfaqje të qartë të mbështetjes për kombin e shkatërruar nga lufta.

Grupi mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Kënga fituese, e titulluar "Sefania", fillimisht është shkruar si homazh për nënën e këngëtarit, Oleh Psiuk, por më pas u ripërdor si thirrje për shpëtimin e nënës Ukrainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH