Globi

Fituesi rus i Nobelit nxjerr në ankand medaljen, oferta surprizë: 100 mln dollarë

Shkruar nga Liberale
Fituesi rus i Nobelit nxjerr në ankand medaljen, oferta surprizë: 100

Një gazetar rus ka nxjerrë në ankand çmimin e tij Nobel për Paqe, për një vlerë marramendëse prej 84.5 milionë paund, me qëllim për të mbledhur fonde për fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë.

Dmitry Muratov, kryeredaktori rus i gazetës së pavarur Novaya, ia shiti medaljen e artë një ofertuesi të paidentifikuar përmes telefonit , duke thyer rekordin e mëparshëm për një ankand Nobel-i.

Shitja në Nju Jork e organizuar nga Heritage Auctions u shoqërua me shumë duartrokitje dhe ofertues që nxitën njëri-tjetrin për të rritur totalin e shifrës.

Oferta fituese u bë me prokurë dhe shitja prej 100 milionë dollarë në franga zvicerane lë të kuptohet se blerësi është nga jashtë.

E shkrirë, 175 gram ari 23 karatësh që përmban medalja e Muratov do të vlente në treg rreth 10 mijë euro.

Kur mbërriti oferta përfundimtare, me dhjetëra milionë më shumë se oferta e mëparshme, shumë në sallë u shprehën të habitur, duke përfshirë edhe vetë Muratovin.

“Unë shpresoja se do të kishte një sasi e madhe solidariteti, por nuk prisja që kjo të ishte një sasi kaq e madhe,” - tha Muratov në një intervistë pas ofertimit në ankandin gati tre-javor që përfundoi në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Ishte ideja e Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar se do të dhuronte çmimin shoqërues prej 500,000 dollarë, për bamirësi.

Më parë, më e paguara ndonjëherë për një medalje të çmimit Nobel për mbi 4.5 milionë dollarë në vitin 2014, ishte  James Watson, bashkëzbulimi i të cilit i strukturës së ADN-së i dha atij një çmim Nobel në vitin 1962, e shiti të tijën.

Tre vjet më vonë, familja e bashkëpërfituesit të tij, Francis Crick, mori 1.85 milionë funte në ofertën e drejtuar gjithashtu nga Heritage Auctions. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH