Fitorja e Zvicrës kundër Seribsë u vulos nga dy shqiptarët që luajnë për të, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i skuadrës Granit Xhaka.
Zvicra mposhti 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorit “Katar 2022”.
Ndërkohë që, Xhaka është shpallur nga FIFA, si lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës.
“Një performancë kapiteni nga Granit Xhaka! 💪 Ai fiton votat tuaja për #Budweiser Lojtari i Ndeshjes dhe udhëzon Zvicrën në raundin e 16-të të Kupës së Botës #FIFA për të tretën herë radhazi! 🇷🇸 #SRBSUI🇨🇭 #POTM #YoursToTake #BringHomeTheBud”, shkruhet në faqen e FIFA-s në rrjetet sociale.