Aktualitet

Fitorja e koalicionit të djathtë në Itali, Basha: Vlerat e përbashkëta na bashkojnë në rrugëtimin tonë

Shkruar nga Liberale
Fitorja e koalicionit të djathtë në Itali, Basha: Vlerat e

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar për fitoren koalicionin e djathtë në Itali. Në një postim në Twitter, Basha thekson se, miqësia mes dy vendeve është historike.

“Miqësia historike mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila është artikuluar gjithmonë në një partneritet strategjik, bazohet në vlera të përbashkëta që do të na bashkojnë edhe më shumë në rrugëtimin tonë europian”, shkruan Basha.

Në koalicion me partitë të tjera të ekstremit të djathtë, Giorgia Melini pritet të jetë kryeministrja e parë femër në historinë e Italisë.

“Kjo nuk është pika e mbërritjes, por e nisjes sonë. Italia ka zgjedhur një qeveri të qendrës së djathtë dhe ne do të qeverisim për të gjithë. Më vjen keq për abstenimet. Tani sfida do të jetë rindërtimi i marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve", tha Melini. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH