Globi

Fitorja e ekstemit të djathtë në Holandë, emigrantët dhe myslimanët në protestë

Shkruar nga Liberale
Fitorja e ekstemit të djathtë në Holandë, emigrantët

Më shumë se një mijë njerëz u mblodhën në Amsterdam në mbështetje të grupeve që përballen me diskriminim në Holandë, pasi një parti politike e ekstremit të djathtë arriti të fitojë në zgjedhjet në fillim të kësaj jave, raporton Reuters.

Në sheshin qendror Dam të Amsterdamit, njerëzit ndezën qirinj ose telefona celularë në shenjë proteste, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat Partia e Lirisë (PVV) e politikanit anti-islamik Geert Wilders fitoi shumicën e vendeve.

Wilders, i cili tani po përpiqet të formojë një koalicion qeverisës, ka premtuar të mbyllë kufijtë e Holandës për emigrantët dhe të shkurtojë shpenzimet për ndryshimet klimatike, programet kulturore dhe të zhvillimit të huaj, sipas Reuters.

Organizatorë të protestës “Së bashku për Solidaritet” ishin Amnesty International, Greenpeace, grupe që mbështesin të drejtat e homoseksualëve, artin, paqen dhe refugjatët, si dhe aktivistë antiracistë dhe parti politike të majta.

Ata thanë se duan të tregojnë se do të vazhdojnë të mbrojnë shtetin ligjor dhe vendin që është “për të gjithë”.

Grupet myslimane po planifikojnë një demonstratë në Amsterdam më 2 dhjetor për të protestuar kundër “populizmit dhe urrejtjes”.

Myslimanët, të cilët përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë holandeze prej afro 18 milionë banorësh, u shprehën të tronditur nga rezultati i zgjedhjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH