Aktualitet

Fitoi mandatin e deputetit në Shkodër, Benet Beci zbret në terren

Shkruar nga Liberale
Fitoi mandatin e deputetit në Shkodër, Benet Beci zbret në terren

Kandidati për deputet në Shkodër, Benet Beci, i cili arriti të fitojë bindshëm besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit, shprehet se ka nisur menjëherë punën për zhvillimin e zonës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Beci thekson se së bashku me arkitektin Hernandez, kanë diskutuar mbi projektet që do punojnë për të kthyer Shkodrën në një qendër turistike.

Postimi i Benet Becit:

Një ditë e bukur dhe e frytshme pune sot me Jesus Hernandez, mikun tim dhe të Shkodrës, arkitektin e muzeut të Marubit dhe të Shirokës.

Diskutuam një sërë idesh e projektesh fantastike që kombinojnë ndërveprimin e qytetit me natyrën e shoqërinë dhe që do ta kthejnë Shkodrën në një qendër të rëndësishme turistike, në një vend që do të na bëjë krenarë e do të sjellë zhvillim.

Jesusi më gëzoi dhe me një dhuratë tepër speciale: një filxhan me motivet e qilimit të Shirokës!

Ky do të jetë mandati i Shkodrës, puna ka filluar menjëherë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH