Globi

Paguhet për të mos bërë asgjë, fitoi 280,000 dollarë në 4 vjet, kjo është ajo që ai (nuk) bën

Shkruar nga Liberale
Paguhet për të mos bërë asgjë, fitoi 280,000

38-vjeçari nga Tokio nuk bën asgjë, thjesht ka “punësuar” veten për të shoqëruar ata që nuk duan të  qëndrojnë vetëm. Ka edhe nga ata që e kishin punësuar për ta përshëndetur teksa niseshin me tren, që të tregonin se dikush po i përcillte.

Paguhet për të mos bërë, fjalë për fjalë, asnjë punë. Thjesht shoqëri që klienti të mos ndihet i vetmuar. Është ky "profesioni" i Shoji Morimoto nga Tokio.

Shoji në fakt ka ndërtuar një "karrierë" duke e dhënë veten me qira për klientë që thjesht nuk duan të jenë vetëm. I shoqëron ata, por nuk i kërkohet të angazhohet në bisedë apo të bëjë gjë tjetër përveçse të jetë i pranishëm në çdo event apo aktivitet për të cilin është punësuar.

Djali - jo shumë i ri - është nga Tokio. “Po ju jap një person (mua) që nuk bën asgjë”, thotë 38-vjeçari në biografinë e tij në Twitter. "Unë nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të ha, të pi dhe t'u përgjigjem pyetjeve, nëse janë shumë të thjeshta dhe nëse ju dëshironi të përfshihem në bisedë." Dhe llogaria e tij në Twitter, e cila numëron rreth 250 mijë ndjekës, është e mbushur me “rezervime”. Në një intervistë të fundit me Reuters, Morimoto tha se ai ka mbajtur rreth 4,000 pozicione të ndryshme në katër vitet e fundit, duke fituar rreth 280,000 dollarë.

Para se të niste këtë "profesion", Morimoto punonte në një kompani botuese. Shpesh - tha ai - e qortonin se nuk "bënte asgjë". Dhe aty i lindi ideja. Duket se një në katër nga ata që e kërkojnë është një klient i rregullt. Dikush e ka punësuar gati 300 herë. Në mënyrë tipike, Morimoto ka disa klientë në ditë - para pandemisë ai gjithashtu kishte deri në katër rezervime ditore. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH