Aktualitet

Fitim Zekthi: Berisha ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin vdekjen e tij politike për t'i marrë partinë

Shkruar nga Liberale
Fitim Zekthi: Berisha ka humbur mbështetjen, ka njerëz që presin

Analisti, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, thotë se brenda foltores dhe grupit të Gazment Bardhi, ka persona që presin vdekjen politike të Berishës për t'i marrë vendin. Sipas tij, kjo është e shëmtuar nga ana njerëzore dhe nuk ka për t'iu dhënë sukses.

“Ata ishin luftëtarët më të egër në krahë të PD-së të zotit Basha, atë zyrtaren, kundër Zotit Berisha. Në një moment të caktuar menduan që të bëjnë një lojë, të lëvizin nga aty, të shkonin te Zoti Berisha, t’i jepnin atë oksigjen që mund të jepnin. Tani që zoti Berisha është në presion të tmerrshëm për shkak të akuzave të ngritura dhe shumë gjëra të tjera, nuk dinë çfarë të bëjnë dhe po rrinë mënjanë. Edhe në Foltoren e Zotit Berisha dhe në grupin e zotit Bardhi, ka njerëz të cilët e dinë dhe presin vdekjen politike të zotit Berisha, kalbëzimin politik të zotit Berisha dhe thonë që "mbi këtë kalbëzim të përfitojmë ne, të marrim ne partinë". Edhe nga pikëpamja njerëzore, kjo është e shëmtuar. Këta nuk do të kenë fat të mirë politikë. Kur t’i nisesh nga këto premisa të këqija politike, kjo nuk të jep sukses”, u shpreh ai në “Tirana Live”.

Sakaq, Zekthi ka thënë se ka 32 vite që askush nga politikanët nuk ka shkuar prapa hekurave dhe kjo gjë po ndodh për herë të parë.

“Zoti Berisha pretendon se atij i është shkelur një e drejtë kushtetuese. Parë politikisht, nuk është vetëm Zoti Berisha, është Zoti Ahmetaj që ka ikur fare, është fshehur, ka të tjerë që ikin, fshihen, nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Shikojmë rastin e Zotit Beleri, i cili ka bërë 800 kërkesa nëpër gjyqe. Është normale nga pikëpamja e shfrytëzimit të mundësive. Unë do të doja që politikanët shqiptarë të shkonin përpara drejtësisë duarhapur dhe pretendimet e tyre që janë të ndershëm dhe të pafajshëm të verifikoheshin. Ka 32 vite që askush nga politikanët nuk ka shkuar prapa hekurave, si zoti Tahiri, zoti Ahmetaj, apo Zoti Berisha që mund të shkoj nesër. Gjithashtu mund të shkoj zoti Rama etj. Pra, është hera e parë që në Shqipëri që po ndodh diçka e tillë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH