Politikë

Fisnik Qosja: Qytetarët e Kavajës me zor po presin 14 Majin, që t’i japin fund historisë së shëmtuar të blerjes së votës

Shkruar nga Liberale
Fisnik Qosja: Qytetarët e Kavajës me zor po presin 14 Majin, që

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja shprehet se qytetarët po presin me padurim 14 Majin për të ndëshkuar keqqeverisjen.

Në një lidhje me Skype për “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Qosja tha se fryma në këto zgjedhje është në favor të opozitës.

Ai tha se ndodhet në fushatë që prej muajit dhjetor 2022, pasi PD zhvilloi primaret.

“Kavaja është qytet rebel, qytet që nuk e pranon dhunën e pushtetit. E ndjej këto ditë gjatë fushatës elektorale në çdo shikim në sy, në çdo shtrëngim duarsh që qytetarët me zor po presin në 14 Maj t’i japin fund kësaj historie të shëmtuar të blerjes së votës, të arrogancës së këtij pushteti. Fryma është shumë pozitive, është pro PD-së, pro meje, kandidatit të opozitës së bashkuar. Njerëzit po presin ndryshimin. Por nga ana tjetër kemi njerëz arrogantë përballë që nuk kanë bërë asgjë në këto 4 vite, vetëm kanë abuzuar me tendera, me vendet e punës.

Dhe këto lloj abuzimi që kanë bërë gjatë këtyre 4 viteve duan t’i shfrytëzojnë në grahmat e fundit, por nuk do t’ia dalin. Të gjithë qytetarët e Kavajës e kanë marrë vendimin që arrogancës së tyre do t’ia kthejnë me votë në 14 Maj. Ne kemi qytetarët me vete. Ne kaluam një proces primaresh në dhjetor. Që nga dhjetori e deri sot jam në fushatë bashkë me shtabin tim. Kemi takuar të gjithë njerëzit dhe e vetmja përgjigje që kemi marrë ka qenë që me zor po presim datën që kësaj arrogance t’i japim dënimin e merituar”, u shpreh Qosja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH