Aktualitet

“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

Shkruar nga Liberale
“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve

Numri i avionëve të flotës së kompanisë ajrore “Air Albania”, që mban flamurin shqiptar, ka shkuar në katër. Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, ka mbërritur tashmë edhe “Fishta” në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Lajmi u dha nga Kryeministri i vendit, Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH