Aktualitet

Fishekë pa leje në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kolonjë

               Publikuar në : 17:05 - 17/08/19 R Liberale

Një 21 vjeçar, banues në fshatin Zëmblak të Maliqit është arrestuar nga policia për posedim të municioneve luftarake pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi E.B, ndërsa është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi” edhe Z.Xh, 17 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e  municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 21 vjeçarit të arrestuar  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

(Visited 12 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *