Aktualitet

Firmoset marrëveshja, Xhaçka: Shqiptarët udhëtojnë drejt Kinës dhe Dubait pa viza

Shkruar nga Liberale
Firmoset marrëveshja, Xhaçka: Shqiptarët udhëtojnë

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka bëri me dije se është firmosur marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kinës e Emirateve të Bashkuara Arabe për udhëtimin e lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt këtyre vendeve dhe anasjelltas.

Sipas Xhaçkës, kjo i hap rrugë rritjes së bashkëpunimit mes vendeve tona, duke sjellë në mendje faktin se janë dy nga vendet me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të mira ekonomike.

Ajo shtoi gjithashtu se së shpejti pritet që kjo hartë e udhëtimit të lirë pa viza të zgjerohet edhe më tej në ditët në vijim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH