1

Firmoset marrëvëshja historike e Ligës Unike Shqipëri-Kosovë

               Publikuar në : 15:53 - 16/09/20 liberale

Ëndrra e të gjithë komunitetit mbarëshqiptar të basketbollit në dy trevat shqipfolëse u bë realitet, me firmosjen e marrëvëshjes historike të Ligës Unike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Atë që nuk bëri dot politika ndër vite, arriti ta bëjë bashketbolli: bashkoi nën një çati dy shtetet shqipfolëse dhe bëri krenarë miliona shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve.

Marrëveshja u firmos nga Presidenti i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari dhe asaj të Kosovës, Arben Fetahu.

Pjesëmarrrës në këtë moment të veçantë ishin qveritarë dhe personalitete të sportit nga të dyja vendet.

Turgay Demirel, Presidenti i FIBA Europe, udhëtoi enkas për këtë event dhe ishte i pranishëm në Tiranë në ceremoninë e firmosjes së Ligës Unike.

Kjo iniciativë është artikuluar për herë të parë nga Avni Ponari, që në momentin që u zgjodh President i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Pas shumë vitesh lobimi intensiv të Ponarit, dhe pasi u pranua edhe Federata e Kosovës në FIBA, ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës u bë realitet.

Në fjalën e ceremonisë, Ponari tha se Demirel e ka mbështetur që në momentin e parë që i ka shprehur dëshirën për këtë iniciativë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back