Arte

“Finalmente Elsa”… vjen sërish në Tiranë!

Shkruar nga Liberale

Çdo këngë, çdo material muzikor i koncertit “Finalmente Elsa”, të cilin do ta shijojmë në 1 nëntor, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, po “gatuhet” në një studio muzikore në Romë, aty ku Elsa Lila po jeton e po krijon prej vitesh jetën e saj artistike, krah artitësh shumë të talentuar e të njohur për artin që sjellin në skenat e ndyshme italiane. Njëri prej tyre është dhe maestro Enrico Melozzi, muzikanti që orkestroi e dirigjoi edhe këngën fituese të Festivalit të fundit në RTSH, “Evita”.

Një bashkëpunëtor i ngushtë si Melozzi, nuk kishte si të mos ishte pjesë edhe e këtij projekti të madh të radhës, së Elsa Lilës, jo vetëm si orkestrues i të gjitha materialeve muzikore por dhe si Drejtor Artistik i koncertit. Ka qenë vetë Elsa që e ka njoftuar, në instagram, edhe këtë lajm, duke shkruar: “Prej vitesh ai është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime artistike… dhe mbi të gjitha, një mik shumë i mire. Nëse do të ulesha të shkruaja për të, do t’kisha bërë një libër të tërë, por që t’mos ju marrë shumë kohë, po ju lë të lexoni biografinë e përmbledhur për të. Jam e lumtur që do ta kem sërish në krah, Enrico Melozzin.

“Po punojmë bashkë, çdo ditë, orë e pa orë, për të sjellë në Tiranë një eksperiencë që do t’na mbushë zemrën neve e mbi të gjitha juve. Ju pres, në 1 Nëntor, tek Pallati i Kongreseve!”. I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigjia e maestro Melozzit: “️Faleminderit Elsa për artin që më dhuron, e që kemi rritur artistikisht së bashku. Kemi përballuar gëzime dhe dhimbje së bashku dhe tani do të bëjmë edhe këtë aventurë të re së bashku. Dhe faleminderit që më ke bërë të njoh popullin tënd kaq të dashur dhe mikpritës, e di që ndihem gjysmë shqiptar edhe unë”, ka qenë mesazhi i tij.

Enrico Melozzi, njihet në botën muzikore italiane e ndërkombëtare, si maestro Melozzi.

Krijon, intepreton e dirigjon, duke lëvruar në rryma e produksione të ndryshme, sfiduese muzikore.

Prej 7 vitesh, është një nga dirigjentët kryesorë i orkestrës së festivalit të Sanremos, ku ka drejtuar këngë e artistë fitues, siç ishte dhe “Zitti e Buoni” i Maneskin.

“Evita” e bukur ishte e para që e ngjiti edhe në skenën e festivalit shqiptar, ndërsa “Finalmente Elsa” do ta sjellë për një eksperiencë edhe më unike. E deri atëherë, kanë shumë orë e ditë të gjata provash, e jo vetëm për koncertin e Tiranës, por edhe për projektet e tjera që vijojnë t’i zhvillojnë sëbashku, sipas një kalendari të mirëpërcaktuar, siç ishte dhe koncerti i vetëm para dy ditëve me patë (të shtunën mbrëma) në konservatorin Santa Cecilia.

Poll
SHQIPENGLISH