Sport

Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega renditet e 13-ta

Shkruar nga Liberale
Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega renditet e 13-ta

Luiza Gega është atletja e 13 më e mirë në botë në garën e 3000 metrave me pengesa. Sportistja shqiptare i dha fund në mënyrë dinjitoze aventurës së saj në Tokio, ndërsa arriti objektin me kualifikimin për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare, në një garë finale të Lojërave Olimpike.

Gega regjistroi kohën 9 minuta e 34 sekonda, duke lënë pas tre konkurrente në finale. Fituese e gara së 3000 metrave me pengesa u shpall atletja nga Uganda, Peruth Çemutai.

Me garimin e Luiza Gegës, Shqipëria mbyll përfaqësimin në Olimpiadën e Tokios, atje ku suksesi më i madh ishte vendi i katërt në peshëngritje me Briken Çaljan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH