Aktualitet

“Filluam të punonim 13 vjeçe, ishim kamariere”, historia frymëzuese e binjakeve shqiptare që u bënë shkencëtare në Britani

Shkruar nga Liberale
“Filluam të punonim 13 vjeçe, ishim kamariere”, historia

Dy shqiptare binjake të suksesshme në Britaninë e Madhe, Argita dhe Detina Zalli, kanë rrëfyer se si ka qenë jeta e tyre në emigrim.

Dy motrat treguan se fillimisht nuk ka qenë e lehtë pasi iu është dashur që të punojnë që në moshën 13-vjeçare. Ato rrëfyen se në shkollë janë ndeshur me bullizime si refugjatet e para që ishin në atë kohë në Britani.

Shkuam në Milano, morëm trenin dhe më vonë morëm trenin për Paris, ishte shumë e vështirë. Nuk kishim as karta telefoni derisa mësuam që personi që na prisnte ne, kishte probleme me policinë. Na u tha se “ku jeni këtu, si mendoni se do të ikni me tren në Londër?”. Pastaj përfunduam tek Kryqi i Kuq në ambiente të jashtme në Francë duke pritur për kamion. Ishte një situatë e vështirë. Në Paris qëndruam 1 ditë. U fshehëm poshtë kamionit, por për të hipur, duhej sipër kamionit. Kamioni nuk kishte dijeni që ne ishim aty. Transportonte ushqim macesh dhe qensh. Arritëm që të hynim me këtë kamion në Britaninë e Madhe. Ne ishim 4, të tjerët ishin 16. Ishte viti 1999”.

“Kur ëndërron një fëmijë shqiptar për të shkuar në Britani, ëndërron se do të shkosh në parqe. Ne u bëmë prindër të prindërve tanë ngaqë dinim anglisht. Ne filluam të punonim 13 vjeçe, ishim kamariere. Mbanim atlete me takë që të dukeshim si 16 vjeçe. Jeta ishte shumë e vështirë. Gjatë gjithë kohës ishim në ankth, ishim të bullizuara dhe në shkollë sepse ne ishim refugjatët e parë në atë qytet, ishim dhe binjake dhe na flisnin emra “shkoni në vendet tuaja, çfarë doni ju këtu?”

Dy motrat binjake, Argita dhe Detina Zalli, ishin të ftuara në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku edhe rrëfyen historinë e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH