Aktualitet

Fillon shembja e godinës numër 15 në "Qytetin Studenti"

Shkruar nga Liberale
Fillon shembja e godinës numër 15 në "Qytetin Studenti"

Ditën e sotme ka filluar prishja e godinës 15 në "Qytetin Studenti" e cila ishte vlerësuar si e pabanueshme që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në godinë jetonin më shumë se 30 familje, gjithsej 180 banorët që u nxorën nga ndërtesa.

Godina u shemb me fadromë dhe jo me tritol për shkak se zona është e populluar.

Ndërkohë pritet të shembet edhe godina numër 18 nga IKMT në "Qytetin Studenti". Edhe kjo një godinë ku jetojnë banorë dhe jo studentë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH