Aktualitet

Fillimi i shkollës, Shahini: Dy javët e para do të jenë përsëritje

               Publikuar në : 17:17 - 03/09/20 liberale

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka vijuar takimin me drejtuesit e Drejtorive dhe Zyrave të Arsimit Parauniversitar në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në videon e publikuar nga takimi, Ministrja Shahini shprehet se dy javët e para të fillimit të vitit të ri shkollor të jenë prapë përsëritje për të gjithë nxënësit, të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie gjatë pranverës së këtij viti.

Shahini thotë se “ne kemi bërë edhe gjithë ndërtimin e platformës për mësimin online dhe organizimin e punës për mësim në kushte shtëpie”, ndërsa nënvizon faktin se kjo do të ndihmojë sidomos në zonat ku ndoshta shkollat nuk mund të punojnë me orar të plotë për të gjithë nxënësit dhe duhet të bëjnë mësim të kombinuar.

Shpreson që kjo gatishmëri për t’u kthyer në shkollë, të vijë edhe me një rritje të përgjegjshmërisë nga të gjithë pjesëmarrësit në shkollë që të përgatiten sa më shumë që është e mundur për ta ruajtur shëndetin e vet, si dhe shëndetin e atyre që i kanë përreth, si në shkollë, bashkëmoshatarët e tyre dhe mësuesit, apo edhe kur të kthehen në shtëpi, anëtarët e familjes”, tha Shahini.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back