Kryesore

Fillimi i fundit të një legjislature për t’u harruar

               Publikuar në : 09:28 - 08/09/20 Ervis Iljazaj

Ervis Iljazaj

Dje ka nisur nga puna sesioni i ri parlamentar. Ose më sakë, sesioni i fundit i kësaj legjislature, e cila për të së vërtetës ka qenë një legjislaturë gjysmake në kuptimin më të plotë të fjalës, dhe si pasojë për tu harruar sa më shpejt. Lajmi i mirë është fakti se Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjdhjeve, në 25 prill të vitit të ardhshëm.

Më në fund do të ketë zgjedhje në Shqipëri, dhe fjala do ti kalojë sovranit. Por, më e rëndësishme se kjo, është ideja se kësaj legjislature po i vjen fundit. Një fund që është në interes të të gjithë shqiptarëve, për nga cfarë solli ajo për ta. Që me pak fjalë mund të përmblidhet si një lëgjislaturë që nuk avancoi demokracinë, ekonominë dhe mireqënien e shqiptarëve.

Është e qartë se situata politike dhe institucionale është në një ngërc të plotë. Me një parlament me dyshime të mëdha legjitimiteti, me opozitën përfaqësuese jashtë paralmentit dhe me një pushtet gjyqësor të paplotë, zgjedhjet parlamentare janë e vetmja rrugë për ti dhënë një c’tensionim të gjithë kësaj stiuate. Prandaj ato, duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqipëria nuk e ka më luksin të vashdojë me  një rend kushtetues dhe politik pothuajse të palegjitmuar nga vota popullore.

Nëse reflektojmë për një minutë, do të kuptojmë se nga të gjitha pushtetet që ekzistojnë sipas rendit kushtettues shqiptar, asnjë nga ato nuk legjitimohet direkt nga vota e qytetarëve. Shqiptarët nuk votojnë për pushtetin ekzektuiv, as për pushtetin gjyqësor. Madje, me këtë sistem zgjedhor që kemi nuk votojnë as për pushtetin legjislativ, duke qenë se deputetët emërohen nga kryetarët e partive. Pikërisht për këtë arsye, tashmë gjendemi në një regjim partitokratik të pastër, sepse janë të vetme institucionet për të cilat shqiptarët vendosin një kryq në fletën e votimeve. Të shpresojmë që me hapjen elistave ky fenomen do të ndryshojë.

I vetmi pushtet që votohet aktualisht nga shqiptarët në mënyrë të drejt për drejt, është ai lokal. Por, më zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat ishin moniste, ju hoq dhe kjo e drejtë. Një nga arësyet se përse Shtetet e Bashkuara konsiderohen një nga vëndet më demorkatike në botë, është pikërisht se, ndryshe nga Shqipëria, atje qytetarët votojnë për të gjitha pushtetet. Për pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe atë gjyqësor.

Në këtë kuptim, ne duhet ti kthejmë shoqërisë tonë të drejtën e votës sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse në vitet e fundit, vota duket sikur ka humbur rëndësinë, dhe kjo ka bërë që qytetarët shqiptarë të jenë më të painteresuar për tu përfshirë në politikë, duke qenë se ndihen të pamundur për të ndryshuar dhe përcaktuar rrjedhën politike në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë, nuk është  e rëndësishme që shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit dhe të jenë aktiv për të përcaktuar fatin e tyre, si dhe për të kthyer rëndësinë që ajo ka në jetën e gjithsecilit. Rëndësi e cila, për të hir të së vërtetës tashmë ka humbur.

Edhe për faktin se, kjo qeveri, ashtu sikurse ndoshta ka bërë gjatë gjithë mandatit të dytë, nuk ka cfarë ti ofrojë më shumë qyetarëve. Prandaj, edhe ajo vetë, më shumë se sa te ekonomia, arësimi, shëndetësia,  e ka mëndjen  te mandati i tretë.

Demokracia shqiptare ka nevojë për një parlament legjitim, për një opozitë përfaqësuese dhe qeveri legjitime dhe të pa kontestueshme.  Ka nevojë në tërësi, për një proces demokratik zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm. Kështu që, data e zgjedhjeve dhe mundësia për ti dhënë fjalën svoranit duhet të jetë sa më shpejt të jetë e mundur. /Gazeta Liberale

 

 

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back