Kryesore

Filipçe: Mund të rekomandojmë marrjen e dozës së tretë të vaksinës

               Publikuar në : 18:46 - 31/07/21 liberale

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po shënon rritje të vazhdueshme, një gjë e tillë sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk është shqetësuese. Pavarësisht rritjes së infektimeve të reja për momentin nuk do të ketë masa restriktive, nëse eventualisht do të merret vendim për vendosjen e të njëjtave ata do të vlejnë për personat që nuk janë vaksinuar.

“Me rëndësi është që nuk ka presion ndaj spitaleve, as në ambulanca. Rreth 15 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive. Po e ndjekim me kujdes situatën edhe pse për momentin situata është e qetë, ka mundësi që ky trend i rritjes së rasteve të vazhdojë. Në varësi prej situatës, do të flasim për masa eventuale restriktive. Fillimisht për ata që nuk janë vaksinuar”.

Duke njoftuar se ndiqen rekomandimet e autoriteteve botërore shëndetësore në lidhje me procesin e vaksinimit, bëri të ditur se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës kundër Covid-19.

“Ndjekim rekomandimet në lidhje me vaksinimin. Një nga skenarët e mundshme është të ketë rekomandim për dozën e tretë të vaksinës, skenari tjetër i mundshëm është që kjo të kalojë në vaksinimin sezonal. Shihet se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të koronës, me gjasë varianti Delta nuk do të jetë varianti i fundit i këtij virusi”, pohoi Filipçe.

Ndërkaq, në nivel vendi janë vaksinuar 904.583 qytetarë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back