Fifi ka bërë një kërkesë publike për disa nga krerët më të rëndësishëm të institucioneve shtetërore në vend, që të pajiset me pasaportë shqiptare.
Në një postim në “InstaStroy” këngëtarja nga Kosova ka etiketuar presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren e Kulturës Elva Margaritit, duke iu kërkuar që t’i japin pasaportën.
“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar këngëtarja në formë lutjeje.