Showbiz

Fifi flet për shoqërinë me Semin para BBV: Nuk hante dhe jetonte me alkool, unë e ndihmova, por...

Shkruar nga Liberale
Fifi flet për shoqërinë me Semin para BBV: Nuk hante dhe jetonte

Fifi ka zgjedhur të flasë me Granitin mbi marrëdhënien e saj me Semin. Ajo tregoi se dy këngëtaret kanë bashkëpunuar në një festival dhe se e ka ndihmuar Semin, kur nuk ishte në kohën e saj më të mirë.

Fifi tregoi se asokohe Semi nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool dhe se ajo i ka qëndruar pranë.

“Ishin në festival bashkë, Semi ka qenë shumë keq. Kishte muaj që nuk hante, por jetonte vetëm me cigare dhe alkool. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, rrinte gjithë kohës vetëm. Isha unë ajo që i qëndrova pranë, e mora në shtëpi, e merrja kudo me vete nëpër koncerte. Në fund ajo nuk më tha asnjë faleminderit. Më shkruante pafund më pas por unë nuk i ktheja më përgjigje. Pak para se të hynim këtu i bëmë block njëra-tjetrës", tha Fifi.

Gjithashtu ajo shtoi se konfliktet e shpeshta mes tyre në shtëpi i janë dukur se ishin të shkaktuara nga përplasjet e tyre jashtë shtëpisë.

“Nuk kam pasur asgjë me ty, por çdo gjë që ka ndodhur në shtëpi më është dukur se bëhej për hakmarrje nga konflikti jashtë”, i tha Fifi, Granitit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH