Sport

FIFA ndëshkon Partizanin, një vit pa merkato

               Publikuar në : 16:49 - 16/07/20 liberale

FIFA ka dënuar Partizanin, duke i bllokuar merkaton për një vit, si dhe duke e gjobitur me 80 mijë euro. Shkak është bërë transferimi i parregullt i sulmuesit Eraldo Çinari në verën e vitit 2018.

Po ashtu, edhe vetë futbollisti është pezulluar për katër muaj nga aktiviteti.

Dy vjet më parë, transferimi i Çinarit u kthye në një telenovelë. 23-vjeçari u transferua te spanjollët e Deportivo Alaves, një lëvizje e cila u shoqërua me akuza nga Vllaznia.

Partizani u cilësua fajtor për shkelje të rregullave dhe do të përballet me sanksionin e bllokimit të dy afateve të transferimeve si edhe gjobë. Kjo bën që gjatë gjithë sezonit të ardhshëm, të kuqtë të mos realizojnë dot blerje apo shitje futbollistësh, si edhe të humbasin Çinarin për kupat e Europës dhe në pjesën e parë të sezonit.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back