1

FIFA dhe UEFA reagojnë për bojkotin e futbollit shqiptar

               Publikuar në : 19:53 - 05/10/20 liberale

FIFA dhe UEFA kanë reaguar për bojkotin e futbollit shqiptar, i cili ka nisur prej 12 shtatorit, duke bërë që të humben pesë javët e para të kampionatit.

Në letrën e dërguar për sekretarin e Federatës së Futbollit, dy institucionet inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirës, teksa iu bëjnë thirrje palëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe federatën, që të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve në mënyrë që sezoni të nisë pa shtyrje të mëtejshme”, shkruhet në letrën e FIFA-s dhe UEFA-s.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back