Sport

FIFA dënon klubin francez: I pezullon merkaton për 2 vite!

Shkruar nga Liberale
FIFA dënon klubin francez: I pezullon merkaton për 2 vite!

Sezoni 2022/2023 i skuadrës franceze Angers po kthehet në një makth të vërtetë. I fundit në renditje dhe tashmë i dënuar me rënie në Ligue 2, me ish-presidentin dhe një lojtar perpara drejtësisë për arsye të ndryshme, klubi francez mori sot një tjetër lajm të keq.

Siç raporton Ouest-France, Dhoma e Rezolutës së mosmarrëveshjet nga FIFA do të kishin vendosur një dënim të ashpër, një ndalim të operacioneve të merkatos së transferimeve në dy dritaret e ardhshme te transferimeve (vere 2023 dhe dimer 2024).

Shkak është bërë mosmarrëveshja me klubin Esperance Tunis për çështjen e mbrojtësit Ilyes Chetti, i cili sapo është dënuar me katër muaj burgim me kusht për akte të dhunës seksuale. Chetti e kishte ndërprerë kontratën dhe Esperance apeloi në FIFA, e cila ra dakord me klubin afrikano-verior.

Angers, i cili do të duhet të paguajë 970,000 euro si kompensim, do të apelojë në CAS: “Angers është urdhëruar të paguajë këtë dëmshpërblim dhe të ndalohet të regjistrojë lojtarë të rinj për dy periudhat e ardhshme të transferimeve.

Klubi, duke mos e mbajtur veten përgjegjës për ndërprerjen e kontratës së lojtarit Ilyes Chetti, ka vendosur ta apelojë këtë vendim në CAS”, thuhet në një deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH