Sport

FIFA dënon Flamurtarin dhe Luftëtarin

Shkruar nga Liberale
FIFA dënon Flamurtarin dhe Luftëtarin

Ekipet e futbollit të Flamurtarit dhe Luftëtarit janë dënuar nga FIFA me bllokim të merkatos. Ditën e sotme ekipi gjirokastrit i Luftëtarit është njoftuar për vendimin e FIFA-s sipas të cilit ata nuk do të mund të transferojnë dot lojtar gjatë merkatos së këtij janari.

Shkak për këtë dënim është janë bërë çështjet e shumta të çuara në gjykatë nga futbollistë të pakënaqur gjatë tre viteve të fundit si edhe borxhet e shumta që ka klubi.

Më i ashpër ka qenë vendimi për vlonjatët. FIFA ka vendosur bllokimin e tre periudhave të merkatos për Flamurtarin.

Borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve kanë rezultuar fatale për klubin vlonjat. Ata nuk do të mund të transferojnë lojtarë merkaton e këtij janari, verën e 2020 dhe janarin e 2021.

Luftëtari dhe Flamurtari ndodhen të dyja në fund të renditjes së kategorisë Superiore. Gjirokastritët kanë 11 pikë dhe kanë diferencë 10 pikë me Skënderbeun që ndodhet sipër tyre. Misioni i shpëtimi për të mos rënë nga kategoria tashmë duket i pamundur. Ndërsa Flamurtari duket se e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Ata janë në fundin e tabelës me 6 pikë dhe kanë humbur boshtin kryesor të lojtarëve të ekipit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH