Aktualitet

Fier/ Në pranga një 26-vjeçar me “rrezikshmëri të lartë”

Shkruar nga Liberale
Fier/ Në pranga një 26-vjeçar me “rrezikshmëri

Një 26-vjeçar me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, është arrestuar sot në Fier.

Në 17 gusht të dy viteve më parë në afërsi të stadiumit, në Patos, ai së bashku ku 5 persona të tjerë kanë tentuar të rrëmbejnë K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri.

Për këtë ngjarje është arrestuar gjatë ditës së sotme Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH