Sport

Feyenoord: UEFA kërkoi falje, 89% e biletave u blenë për dy orë nga tifozët shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Feyenoord: UEFA kërkoi falje, 89% e biletave u blenë për dy

Klubi holandez ka komunikuar zyrtarisht përgjigjen që i ka dhënë Uefa-n mëngjesin e sotëm.

Pas reagimit zyrtar të djeshëm, në të cilin Feyenoord deklaronte se nuk ishte informuar nga UEFA për shitjet e biletave, klubi holandez ka lëshuar një deklaratë të re në faqen e tij: “Nuk do të ketë shitje tjetër të biletave për finalen evropiane. Biletat e ndeshjes ndërmjet AS Roma dhe Feyenoord, për finalen e 25 majit në Tiranë, janë tërësisht të shitura”.

Kështu nis reagimi i radhës i klubit holandez i cili më pas vazhdon: "UEFA na njoftoi mëngjesin e sotëm gjatë një takimi. UEFA kërkoi falje për atë që ndodhi dje. Faqja e internetit e UEFA-s kishte një datë fillimi për shitjen e 8500 biletave që i vinte në dispozicion nga ora 14:00, ndërsa shitja filloi në orën 12:00. Feyenoord iu drejtua menjëherë UEFA-s për t'u ankuar dhe për të kërkuar rinovimin e procedurës së shitjes. Por 'Uefa dhe Feyenoord nuk shohin asnjë mundësi për të anuluar atë që ndodhi."

Feyenoord më pas përshkroi arsyet që organi kryesor i futbollit evropian i dha klubit për këtë gabim. "Gjatë takimit me Feyenoord, UEFA tregoi se nuk i kishte informuar klubet për datën dhe orën e fillimit të shitjes së 8500 biletave për secilën prej tyre”.

Sipas UEFA-s, kjo nuk rezultoi e suksesshme, sepse për dy orë mbi 89% e biletave shkuan për blerësit shqiptarë dhe 11% për blerësit nga 20 vende të tjera. Tifozët e AS Roma, ndryshe nga ata të Feyenoord, arritën të blinin bileta në masë dhe besohet se janë ndihmuar nga emigrantët shqiptarë në Itali. Megjithatë, priten një dyndje masive e dy tifozerive në Tiranë për të ndjekur finale, qoftë edhe jashtë dyerve të stadiumit. Po ashtu lulëzimi i tregut të zi. Gjyqtari rumun Istvan Kovacs do të drejtojë finalen e Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

Kovacs do të drejtojë finalen e tij të parë të madhe evropiane, ndërsa ai ka qenë një gjyqtar me eksperiencë ndërkombëtar që nga viti 2010. Gjyqtari 37-vjeçari ishte në krye të 10 ndeshjeve të UEFA-s këtë sezon, duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Manchester City dhe Real Madrid. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH