Life Style

Fevziu i dërgon dhuratë, por ambasadroja Kim ia kthen, ja arsyeja

               Publikuar në : 15:45 - 12/01/21 liberale

Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e së hënës në “Opinion” se i kishte dërguar një dhuratë Ambasadores Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, para Krishtlindjeve, por ajo e kishte kthyer mbrapsht atë.

Arsyeja ishte se ligji amerikan nuk i lejon zyrtarët që të pranojnë dhurata, të cilat kushtojnë më shumë se 20 dollarë, nga individë dhe 392 dollarë nga shtetet.

“Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Një gjë që ka një çmim relativisht modest. Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh që tha nuk mund ta pranoj. Dhe pasi më çoi një letër zyrtare, që është kjo këtu (tregon celularin), më thotë se nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon më shumë se 20 dollarë dhuratë të marrë nga individët dhe 392 dollarë nga shtetet. Pra, mbi 390 dollarë nuk lejohet nga shteti dhe mbi 20 dollarë nga individi. Dhe e ktheu dhuratën me gjithë falenderimet për xhestin. Ambasadorja Yuri Kim e ktheu…”

Gazetari tregoi se në përgjigje, ambasadorja kishte cituar edhe ligjin që e përcakton këtë, ndërsa lexoi edhe një fragment nga letra e saj.

“Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në mos shkelje të ligjit të qeverisë së SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back