Art & Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove e Kukullave, do mbahet në Tiranë

               Publikuar në : 13:59 - 04/05/19 V Liberale

Tirana ka hapur dyert për të mikpritur 12 trupa teatrore nga e gjithë bota për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave.

Nga data 3-9 maj 2019, fëmijët e kryeqytetit por jo vetëm do të kenë mundësi, që të shijojnë magjinë e kukullave.

Në hapjen e këtij festivali, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se për herë të parë në këto katër vite fokusi është vendosur tek fëmijët ku janë ndërtuar kënde lojërash, çerdhe, kopshte etj.

“Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet. Jam shumë i lumtur që përveç asaj paradites që kalohet në institucionet e Bashkisë, ne kemi edhe pasditet dhe fundjavat dhe kemi mundësi që edhe fundjavat t’i kemi shumë argëtuese”, theksoi Veliaj./Gazeta Liberale

(Visited 3 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *