Arte

Festivali i Këngës në RTSH, sot nata e Elsa Lilës, emrat në garë dhe juria që do të vendosë për fituesit

Shkruar nga Liberale

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH, i cili çeli siparin e 4 netëve më 19 dhjetor, mbyll sot prezantimin e këngëve konkurruese. Në dy netët e festivalin do të zbresin në skenë 16 artistë të njohur dhe 10 këngëtarë të rinj dhe grupe alternative. Pas natës së parë, në mbrëmjen e sotme do të zbresin disa nga emrat që kanë shkruar historinë në këtë festival. Rikthehet Elsa Lila, dy herë fituese në po kaq interpretime,  si dhe Manjola Nallbani, gjithashtu dy herë fituese e këtij festivali.

Në natën e parë performuan 13 këngëtarë: Enxhi Nasufi, Erma Mici; Fabian Basha; Anduel Kovaçi; Fifi; Urban Band; 2 Farm; Sara Kapo; Rezarta Smaja; Albina dhe familja Kelmendi; Sergio Hajdini; Luna Çausholli; dhe Rovena Dilo.

Këngëtarët që do të performojnë në natën e dytë: Melodajna Mancaku, Permit of stay, Arsi Bako, Gjergj Kaçinari, Franc Koruni, Petrit Çarkaxhiu, Elsa Lila, Gent Hoxha, Evi Reçi, Manjola Nallbani, Lynx, Alban & Lore dhe Vanesa Sono.

Një prej risive të këtij edicioni të 61-të të Festivalit të Këngës së RTSH ka të bëjë me këngët të cilat nuk janë bërë të ditura më herët për publikun, por do të prezantohen për herë të parë në dy netët e Festivalit.

Juria përbëhet nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi.

Pjesë e jurisë është edhe "juria e media" që përbëhet nga Alida Cenaj, Jerida Sakaj, Luela Myftari, Xhani Shqerra, dhe Jetona Koçibelli.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera çmimi i parë i Festivalit të Këngës do të përcaktohet nga juria profesioniste, ndërsa kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet nga votat e publikut.

Nën moderimin e Arbana Osmanit, për ëndrrën drejt Liverpool-it në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian, shumë artdashës janë në pritje të performancës pas rikthimit pas një mungese të gjatë të Elsa Lilës.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH